Aksident mes automjetesh në Durrës, ambulanca në vendngjarje

89

Një aksident ka ndodhur në Durrës mbrëmjen e sotme.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur tek rrethrrotullimi i universitetit në Spitallë.

Dyshohet se një automjet që qarkullonte me shpejtësi shumë të lartë ka goditur disa mjete që lëviznin atë kohë po në rrugë.

Nga përplasja janë dëmtuar disa makina dhe një prej tyre ka përfunduar në kanal.

Policia dhe ambulanca janë nisur drejt vendit të ngjarjes.