Aksident me të plagosur në Durrës, mjeti merr para këmbësorin

19

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës, ku një këmbësor ka mbetur i plagosur.

Burime policore bëjnë me dije se rreth orës 17:50, në lagjen Nr.1, Durrës, mjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin E. L., ka përplasur shtetasin këmbësor S. V., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.