Aksident me pasojë vdekjen në rrugën Tiranë-Durrës

78

Një grua ka humbur jetën pak minuta më parë pasi u përfshi në një aksident rrugor ku u përplasën fatalisht dy makina

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:10, në autostradën Tiranë-Durrës, kur janë përfshirë në aksident rrugor 2 mjete me drejtues shtetasit M. K. Dhe Sh. P.

Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja në njërin mjet, shtetasja Sh. Ç., 60 vjeçe.

Të dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.