Aksident me pasojë vdekjen në Peqin

45

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Peqin.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 21:20, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Lazaren.

Një kamionçinë dhe një automjet tip Ford janë përplasur me njëra tjetrën.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë pasagjeri në mjetin tip ” Ford”.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.