Aksident me pasojë vdekjen në Durrës

19

Një grua në moshë të thyer ka humbur jetën në një aksident rrugor që ndodhi në Sukth.

Rreth orës 19:00, në Sukth, Durrës, shtetasi A. A., 20 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “BMW”, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen Narushe Loka, 72 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Nga testi i kryer eshte konstatuar se nuk ka perdorur pije alkoolike.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.