Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Bulqizë.
Aksidenti mësohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme.
Një person që po ecte në këmbë dyshohet se është aksidentuar për vdekje.
Ngjarja ka ndodhur në rrethrrotullimin në afërsi të Urës së Çerenecit.
Ndërkohë mësohet se drejtuesi i automjetit dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes.
Nuk dihen ende shkaqet se si ka ndodhur aksidenti i rëndë.