Aksident me pasojë vdekjen, kamioni përplas makinën

22

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin Elbasan-Peqin.

Ngjarja ndodhinë fshatin Pajovë.

Mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin H.B., 64 vjeç, banues në Librazhd, i ka prerë rrugën mjetit tip trajler me drejtues shtetasin A.D., 49 vjeç, banues në Korçë.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën në vend drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi Haxhi Bala.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaktut të aksidentit.