Aksident me pasojë vdekje në aksin Durrës-Tiranë/ Shoferi 71-vjeçar përplas kalimtarin

45

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Durrës-Tiranë, ku një drejtues mjeti ka përplasur kalimtarin.

Policia ka arrestuar në kushtet e flagrancës 71-vjeçarin që ishte në drejtimin e mjetit dhe pëplasi për vdekje shtetasin me iniciale K.M, 60 vjeç.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin N. K., 71 vjeç, banues në Kavajë, pasi ditën e sotme, në orën 05:20, në autostradën Durrës-Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin K. M., 60 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.