Aksident me një person të vdekur në Durrës

32

Një grua ka humbur jetën pasi makina ku ndodhej u përplas me një tjetër dhe për pasojë mori plagë fatale që i shkaktuan vdekje të menjëhershme.

Ngjarja ndodhi pak minuta më parë, rreth orës 10:00, në Hamallaj, Durrës.

Shtetasi G. H., 67 vjeç, duke drejtuar mjetin është përplasur me një tjetër mjet me drejtues shtetasin B. D.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetësja E. H., e cila ishte pasagjere në makinën e 67 vjeçarit.

Të dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.