Aksident me motorr, babai dhe e bija përfundojnë në spital

38

Aksident me motorr në aksin rrugor Krujë-Fushë Krujë.

F. M., duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe vajza e tij N. M., të cilët u transportuan për në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave te aksidentit.