Aksident me disa të plagosur, mes tyre dhe një foshnje

30

Një aksident rrugor me katër persona të plagosur, mes tyre dhe një foshnje, ka ndodhur sot në zonën e Fushë Krujës.

Të plagosur janë M.Doçi, E.Doçi, E.Doçi V. dhe A.Hajini.

Aksidenti ndodhi në orën 9.00 sot në mëngjes, pranë Larushkut në superstradën që të çon nga Fushë Kruja në Tiranë.

Në aksident u përfshinë një Benz, një Opel dhe një mjet tip fuoristradë. Policia tha se shtetasi A. V., duke drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me mjetin tip “Opel”, me drejtues A. D.

Për pasojë janë lënduar 2 pasagjerë në mjetin tip “Opel” si dhe shtetaset V. H., 27 vjeçe dhe A. H., 21 vjeçe pasagjere në mjetin tip “Benz”, të cilët kanë shkuar për ndihmë mjekësore në spital.