Ballina Kronikë Aksident me 3 të plagosur, makina rrotullohet jashtë rruge…

Aksident me 3 të plagosur, makina rrotullohet jashtë rruge…

Tre persona kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti të rëndë mëngjesin e sotëm në rrugën Gjirokastër-Tepelenë.

Siç mund ta shihni në videon më poshtë, makina ka dalë nga rruga. Ngjarja në fjalë ka ndodhur tek kthesa pranë liqenit të Viroit. Shkaqet e aksidentit nuk dihen.

Policia është në vendin e ngjarjes. Pritet të mësohet më shumë për gjendjen e tre personave që mbetën të plagosur në aksident.