Aksident/ I riu i dehur në timon përplas makinën me një ‘Benz’, aksidentohet pasagjerja

85

Një 26 vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet se nën drejtimin e mjetit në gjendje të dehur ka aksidentuar një 30 vjeçare nga Tirana.

Shtetasi A. S., 26 vjeç, banues në Vlorë është vënë në prangat e policisë pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, në aksin rrugor Palasë – Himarë, është përplasur me një automjet tjetër tip “Benz” dhe si pasojë është dëmtuar pasagjerja e këtij automjeti, shtetasja A. N., e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Aarratimi i tij në flagrancë është bërë pasi Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë konstatuan se ai ishte duke drejtuar motomjetin pa lejen përkatëse dhe në gjendje të dehur.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.