Aksident i rëndë te “Shkëmbi i Kavajës”, makina përmbyset në rrugë

51

Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në vendin e quajtur “Shkëmbi i Kavajës”.

Të përfshirë në aksident janë dy makina me targa kosove, një “Skoda” me targa 07- 403 DN dhe një “Volkswagen” me targa 01-499 LA

Fatkeqësisht nga përplasja njëri nga mjetet është përmbysur e është raportuar një i plagosur.

Si pasojë e aksidentit raportohet se një person ka mbetur i plagosur i cili është dërguar në spitalin e Durrësit.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.