Aksident i rëndë rrugor, një i ri humb jetën, një tjetër plagoset

28

Dalja e një makine nga rruga ka shkaktuar vdekjen e një djali të ri dhe plagosjen e një tjetri në zonën e Cërrikut në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 01:45, në aksin rrugor Gostimë- Mollas, në fshatin Lumas.

Policia tha se automjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin R.H., 33 vjeç, ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit shtetasi R.H., dhe është plagosur pasagjeri shtetasi E.Q., 29 vjeç, banues në fshatin Floq, Cërrik i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.