Ballina Kronikë Aksident i rëndë pranë TEG-ut, makina del nga rruga

Aksident i rëndë pranë TEG-ut, makina del nga rruga

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor pranë qendrës tregtare “TEG”. Drejtuesi ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga njëri krah i rrugës dhe ka përfunduar i përmbysur tej bordurës anësore.

Në aksident është përfshirë edhe një motorr, drejtuesi i të cilit, i identifikuar deri më tani si një i ri rreth të tridhjetave, ka marrë plagë të konsiderueshme dhe është në gjendje kritike për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policore për të kryer zbardhjen e rrethanave dhe të shkaqeve të aksidentit.