Një aksident i trefishtë ka ndodhur këtë pasdite në superstradën Lezhë-Shkodër.
Pranë kryqëzimit të Blinishtit u përplasën automjetet, teksa nga ngjarja janë lënduar të paktën dy persona.
Këta të fundit janë dërguar në spitalin e Lezhës.
Policia mbërriti në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.
Lagështia në rrugë dhe shpejtësia dyshohet të jenë shkaqet e përplasjes.