Aksident i rëndë/ Përplasen 5 automjete në autostradën Tiranë-Durrës, 1 grua e plagosur

56

Aksident në seri në autostradën Tiranë-Durrës.

Në aksident janë përfshirë 5 automjete dhe për pasojë janë plagosur lehtë drejtuesit e tyre dhe më rëndë një pasagjere me inicialet S.M e cila është transportuar pë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Aksidenti ka shkaktuar trafik në rrugë.

Në vendngjarje ka shkuar policia për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe për të normalizuar trafikun

Autostrada Tiranë Durrës është segmenti ku kane ndodhur mjaft aksidente rrugore veçanërisht për shkak të shpejtësisë.