Aksident i rëndë, një grua me shtetësi të huaj gjendet e plagosur rëndë në një greminë

54

Një aksident raportohet të ketë ndodhur këtë mbrëmje në Elbasan.

Është aksidentuar një shtetase e huaj, e cila është e paidentifikuar nga policia.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Xibrakë dhe në vendngjarje është gjetur një motor i përplasur.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes. Ndërkohë, policia ka dyshime se në motor udhëtonin dy persona një burrë e një grua.

Për këtë arsye uniformat blu janë duke bërë kërkime në zonë, raporton infoelbasani.

Gruaja e plagosur ndodhet në gjendje të rëndë dhe është dërguar me autoambulancë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.