Aksident i rëndë në tunelin Tiranë-Elbasan, bllokohet trafiku

407

Një aksident i rëndë ndodhi mesditën e sotme në dalje që tunelit, që lidh autostradën Tiranë-Elbasan.

Policia tha se aksidenti ndodhi  rreth orës 12:10, në afërsi të tunelit e rrugës Tiranë-Elbasan, ku janë përfshirë në përplasje dy mjete.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve, të cilët po dërgohen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.