Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas këmbësorin, dërgohet në gjendje të rëndë në spital

12

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mbrëmjes në Tiranë.

Një i moshuar ka mbetur i plagosur rëndë tek mbikalimi i Kopshtit Zoologjik.

Mjeti me drejtues shtetasin A. F., ka aksidentuar shtetasin këmbësor H. V., 86 vjeç. Si pasojë ky shtetas është dëmtuar dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.