Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën pasagjeri 80 vjeçar

70

Një aksident është regjistruar këtë mesditë në Vorë.

Makina me drejtues shtetasin H.S., ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen.

Për pasojë shoferi ka mbetur i lënduar, ndërsa ka ndërruar jetë pasagjeri që udhëtonte në mjet, një 80 vjeçar, me iniciale S.S, që mendohet se është i ati i drejtuesit të mjetit.

Informacion paraprak i policisë:

Në fshatin Gjokaj, Vorë, shtetasi H. S., ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe përplasur me trafikndarësen.

Për pasojë kanë marrë dëmtime drejtuesi i mjetit shtetasi H. S, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve dhe pasagjeri në mjet shtetasi S. S., rreth 80 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.