Aksident i rëndë në rrugën Mamurras-Thumanë, raportohen të plagosur

48

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen ka ndodhur në aksin Mamurras-Thumanë.

Aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme, ndersa mësohet se ka mbetur i plagosur një person.

Sipas informacioneve paraprake, dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa njëri nga drejtuesit dyshohet se ka marrë plagë të rënda.

I plagosuri është transportuar menjëherë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për mjekim të specializuar.