Aksident i rëndë në “Rrugën e Kombit”, humb jetën një djalë i ri

165

Një djalë i ri ka mbetur viktimë e një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Kombit pranë Rrëshenit, në segmentin që lidh këtë qytet me Milotin.

Viktima është Armand Xhaferri, 30 vjeç.

30 vjeçari po udhëtonte me një mjet tip “BMW”, i cili u përplas me një mjet të tonazhit të rëndë.

Policia ka raportuar se impakti qe aq i fortë sa i riu humbi jetën në moment.
Për nxjerrjen e trupit të tij nga mjeti është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses.

Policia në një njoftim zyrtar tha se “në aksin rrugor Milot-Rreshen, në afërsi të një karburanti mjeti me drejtues shtetasin E.H., është përplasur me mjetin tip “BMW” me drejtues shtetasin A.Gj., i cili për pasojë ka humbur jetën”.