Aksident i rëndë në Lushnje, vdesin dy persona

37

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Lushnje.

Aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 18:30, në aksin rrugor Lushnjë-Krutje, në fshatin “Gurrëz e vogël”.

Dyshohet se një automjet tip “Reno”, ka dalë nga rruga, ku për pasojë janë dëmtuar dhe kanë ndërruar jetë drejtuesi dhe pasagjeri në mjet.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.