Aksident i rëndë në Lushnje, 3 persona të plagosur dërgohen në spital

21

Aksidenti rëndë ka ndodhur në aksin rrugor nacional Lushnje-Berat.

Në aksident janë përshirë dy automjete, të cilat janë përplasur kokë më kokë në rrugën nacionale, në afërsi të lagjes “Karbunare”.

Mjeti Volklsvagen me targa AA271 JI, që udhëtonte drejt Lushnjes nga Berati është përplasur me mjetin tip Benz me targa AA573 NT, i cili udhëtonte në kah të kundërt.

Përplasja ka qenë e fortë dhe dy personat që udhëtonin në Benz dhe drejtuesi i Volksvagenit janë përcjellë me urgjencë në spitalin e Lushnjes, ku raportohet se janë nën kujdesin e mjekëve.

Policia në vendnngjarje po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe po merret edhe me disiplinimin e trafikut.