Aksident i rëndë në Levan-Vlorë, humb jetën një grua

227

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Levan-Vlorë.

Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Nga përplasja ka ndërruar jetën një grua me iniciale S.Ç.

Po ashtu, një tjetër person i përfshirë në aksident raportohet se është në gjendje të rëndë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.