Aksident i rëndë në Krujë, shoferja përplas për vdekje një person

379

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Qerek të Krujës.

Mjeti me drejtuese një shtetase 31 vjeçare ka përplasur për vdekje një person ende të paidentifikuar.

31-vjeçarja është shoqëruar në ambientet e policisë, teksa policia po heton ngjarjen.

Njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 28.12.2020, në orën 19:15, në Qerek, Krujë, një mjet me drejtuese shtetasen M. T., 31 vjeçe, ka aksidentuar një shtetas këmbësor ende të paidentifikuar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.