Një aksident i rëndë ka ndodhur në Korçë mbrëmjen e sotme ku një motor ka dalë nga rruga si pasojë e shpëjtësisë së lartë dhe është plagosur rëndë drejtuesi i mjetit.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Dvoran dhe burime bëjnë me dije se i plagosuri po transportohet drejt spitalit.
Mësohet se Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.