Aksident i rëndë në Korçë, makina përplas motorrin

57

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot paradite në Korçë.

Bëhet me dije se një makinë është përplasur me një motor.

Si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motorit, i cili është dërguar me urgjencë në spital.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.