Aksident i rëndë në Itali, shuhet në moshën 23 vjeçare talenti i Atletiko Bilbaos

122

Është shuar në moshën 23-vjeçare, futbollisti i Atletiko Bilbaos, Aitor Gandiaga.

Makina me të cilën udhëtonte talenti i futbollit u përplas me një autobus, duke shkaktuar vdêkjen e menjëhershme të sulmuesit.

Lajmin për humbjen e tij e bëri të ditur klubi ku ai luante.

“Dhimbje e madhe për humbjen e djaloshit tonë. Përqafime të mëdha për familjen, miqtë dhe kolegët e tij”, thuhet në njoftimin e klubit për vdêkjen e të riut.

Aitor Gandiaga, ishte pjesë e klubit prestigjoz spanjoll, por ai ishte huazuar te Gernika në Tercera Division këtë sezon për t’u rritur si lojtar.