Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një person në gjëndje kritike

34

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Fushë Krujë.

Aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:30, në rrugën nacionale Fushë Krujë-Tiranë, konkretisht në Tapizë.

Një automjet duke u futur në një rrugë dytësore, dyshohet se është goditur nga një motor dhe si pasojë e përplasjes motori është dëmtuar totalisht, ndersa drejtuesi i saj ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar me urgjencë drejt Tiranës.

Drejtuesi i mjetit është ndaluar nga policia, ndersa nga ana e ekspertëve po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.