Aksident i rëndë në Elbasan, trajleri përplas këmbësorin

291

Një aksident i rëndë është regjistuar gjatë mesditës, në qytetin e Elbsanit.

Rapotohet se një trajler ka përplasur një shtetas, i cili ishte me biçikletë, por ka qenë duke ecur në këmbë në momentin e aksidentit.

I aksidentuari sipas raporteve paraprake ka marrë dëmtime të rënda dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e njohur si ‘Kryqëzimi i Cërrikut’.

lbasan/ Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në unazën e qytetit Elbasan, pranë Kryqëzimit të Cërrikut, shtetasi V.M., 55 vjeç, banues në Maliq, Korçë, duke drejtuar mjetin trailer , ka plagosur shtetasin R.Z., 62 vjeç, i cili ishte këmbësor dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po sqaron rrethanat e aksidentit të rëndë.