Aksident i rëndë në Berat, “Benzi” merr përpara pemët

26

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Berat.

Rreth orës 19:00, tek Rrethrrotullimi i Bomirës, një person i identifikuar me inicialet M.Dh, po drejtonte makinën tip “Benz”, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me pemët anësore.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit i cili është shoqëruar në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.

Mbetet ende e paqartë arsyeja e aksidentit.