Aksident i rëndë në aksin Shkodër Velipojë, policia nis hetimet

22

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Shkodër në aksin rrugor Shkodër-Velipojë.

Për pasojë të një përplasjeje së një makine me një motor, humb jetën një person.

Mësohet se viktima është drejtuesi i motorit, emri i të cilit nuk është bërë ende i ditur.

Ndërkohë, Policia e Shkodrës ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.