Ballina Uncategorized Aksident i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, një i vdekur dhe dy të...

Aksident i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, një i vdekur dhe dy të plagosur

Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Peqin-Elbasan, si pasojë e të cilit një grua ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë marrë plagë të rënda.

Sipas informacioneve paraprake të bëra të ditura nga Policia, në aksident janë përfshirë dy automjete. Të lënduarit janë transportuar menjëherë drejt Spitalit, ku i janë nënshtruar kujdesit të mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të kryer zbardhjen e shkaqeve dhe të rrethanave të aksidentit.