Aksident i rëndë, makina përplas këmbësorin

183

Një person është aksidentuar nga një automjet në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji.

Raportohet se këmbësori ishte duke kaluar rrugën në momentin që u përplas nga makina.

Menjëherë është bërë transportimi i tij për në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhejn e plotë të rrethanave.

Për t’u theksuar është fakti se ky segment është mjaft problematik, dhe në jo pak raste janë regjistruar edhe viktima në aksidente.