Aksident i rëndë, makina me tre persona del nga rruga

38

Një aksident është regjistruar sot në orët e para të mëngjesit në afërsi të fshatit Frakull e Madhe, Filer.

Makina me drejtues shtetasin me inicialet E. S ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët, A. S., 33 vjeç dhe shtetasja Xh. S.

Të tre ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.