Aksident i frikshëm, gruaja bllokohet në makinë, zjarrfikset ndërhyjnë për ta nxjerrë

257

Një aksident i frikshëm është regjistruar në zonën e Paprit, në aksin Elbasan – Peqin.

Dy makina janë përplasur me njëra tjetrën, ku për pasojë janë lënduar edhe dy persona.

Nga të plagosurit u raportua edhe një grua e cila mbeti e bllokuar në makinë.

Fatmirësisht ajo u nxorr nga forcat zjarrfikëse.

Shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë dyshohet se kanë shkaktuar aksidentin.