Ballina Kronikë Aksi Tiranë-Fushë Krujë, përplasen katër automjete

Aksi Tiranë-Fushë Krujë, përplasen katër automjete

Një aksident masiv ku janë përfshirë katër automjete ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Tiranë-Fushë Krujë, pranë Urës së Tapizës.

Nga përplasja e katër makinave me njëra-tjetrën nuk raportohet për persona të lënduar. Por bllokimi i rrugës ka shkaktuar rradhë të gjata deri në 5 kilometra.

Policia rrugore po punon për lirimin e rrugës dhe zhbllokimin e trafikut kilometrik të makinave. Sakaq, po hetohet edhe për shkaqet e aksidentit.