Akrepat bëjnë “kërdinë” në Egjipt, vrasin 3 persona dhe lëndojnë 450 të tjerë

22

Të paktën tre persona kanë vdekur dhe 450 janë lënduar nga pickimi i akrepit në Egjipt, shkruajnë mediat e huaja.

Provinca Aswan në Egjiptin jugor u godit nga një stuhi e fortë. Si pasojë, në rajon janë raportuar përmbytje dhe stuhi rëre, ndërsa akrepat kanë vrarë banorë të shumtë të rajonit.

“Si pasojë e pickimit të akrepit të premten mbrëma, tre persona kanë vdekur dhe 450 janë lënduar”, tha zëvendësministri i Shëndetësisë, Ihab Hanefi.

Pretendohet se përmbytjet dhe stuhitë e rërës kanë ndikuar negativisht në jetën në rajon.

Disa shtëpi janë shkatërruar dhe ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike.

Vlerësohet se akrepat që jetojnë në zonat malore kanë ardhur në vendbanim për shkak të përmbytjeve dhe stuhive të rërës.