Aida Shtino rikthehet në ekran, sërish duke “kërkuar”! Ja për çfarë bëhet fjalë!

48

Pas shumë vitesh mungesë dhe shkëputje, gazetarja Aida Shtino do të rikthehet në ekran me një emision të sajin.

Emisioni i saj do të shfaqet në televizionin “Fax News” në orën 20.30 të mbrëmjes çdo të premte.

“Identiteti” është titulli i emisionit të Aidës, i cili do të përpiqet të gjejë identitetin e humbur të shtetit shqiptar.

Prej vitesh e kemi parë në drejtimin e “Njerëz të humbur” dhe ndjekësit e saj janë kuriozuar për ta parë se si do të vijë në emisionin e ri.