Ahmetaj në Shijak, bën apel:”Punoni me tre turne, ia kemi premtuar kryeministrit që…”

44

Ministri përgjegjës për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit, Arben Ahmetaj ka vizituar së bashku me kryebashkiakut e Shijakut, Elton Arbana rindërtimin e shkollës “Kajo Karafili”.

Kjo shkollë do të jetë një ndër 143 shkollat që do të rindërtohen pas tërmetit.

Ajo çfarë bëri përshtypje gjatë vizitës së Ahmetaj ishte kërkesa nga ana e tij që punimet të zhvilloheshin me tre turne pasi përfundimi i rindërtimit të kësaj shkolle i ishte premtuar kryeministrit Rama për në datën 26 nëntor.

“Shkolla duhet të mbarojë me 26 nëntor, i kemi premtuar kryeministrit. Të punohet me tre turne dhe brenda afatit të ketë mbaruar. Kjo shkollë është 143 shkollat që po ndërtohet nga buxheti i shtetit. Në trë njëjtën kohë të jetë edhe një ndërtesë qendër komunitare me ambiente si oborr, salla, palestra.

Shkollat po ndërtohen nga buxheti i shtetit, nga komisioni europian, nga qeveria gjermane, italiane, nga Katari, Sllovenia dhe të tjerë. Kajo Karafili është një nga këto shkolla,”