Ballina Ekonomi / Biznes Ministri Ahmetaj: 65% e sipërmarrjeve, u hiqet tatimi mbi fitimin

Ministri Ahmetaj: 65% e sipërmarrjeve, u hiqet tatimi mbi fitimin

Ministri i Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj ka prezantuar projektligjet e paketës fiskale gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë, duke shprehur se qëllimi i paketës fiskale është ulja barrës fiskale për qytetarët dhe bizneset.

Sipas ministrit Ahmetaj, 65 pwrqind ose 71 mijë subjekte do të paguajnë zero tatim.

“Qëllimi i paketës fiskale është ulja e barrës fiskale për qytetarët dhe bizneset. lehtësimi i të bërit biznes përmes procedurave të thjeshtëzuara. Vendosjen e rregullave transparente duke mbrojtur interesat fiskale dhe lehtësimin e të bërit biznes. Nga paketa fiskale përfitojnë mijëra biznese.Pas kësaj mase vetëm 9% e sipërmarrjeve tatohen me normën 15 pwrqind. Pothuajse 65 pwrqind e sipërmarrjes e ka tatimin zero, pra 71 mijë subjekte do të paguajnë tatimin zero, kurse 28 mijë subjektet e kanë tatimin vetëm pesw pwrqind. Pra sw fundmi 91 pwrqind e sipërmarrjes e ka tatimin ose zero, ose pesw pwrqind. Diferencë e madhe nga ajo që ka qenë,”- tha Ahmetaj.