Agron Duka, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste ka deklaruar se do të jetë në koalicion me Partinë Demokratike dhe aleatët për zgjedhjet e 25 prillit.
Në emisionin “Open”, kreu i PAA është shprehur se ka negociuar me Bashën që të jetë në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Durrësit.
Duka u shpreh se ka shumë gjasa që ai të jetë i dyti si kandidat në Durrës, dhe nëse diçka e tillë nuk ndodh, do të tërhiqet nga politika.
“Kam negociuar për vendin e dytë. Nëse nuk e marr, nuk kam për të vrarë veten. Por nëse nuk jam i dyti në Durrës, nuk dal kundër opozitës, nuk bëhem me Ramën por rri në shtëpinë time.
Ka një muaj që Basha më ka komunikuar që do jem i dyti në Durrës. Të tjerët kanë për të negociuar deri më datë 6 dhe gjithsecili ka qenë në merak të vendit të vet”, tha Duka.