Agjensia Kombëtare e Mbrojtjes Civile letër 5 prefekturave në vend:”Kujdes fundjavën, mund të ketë përmbytje”

93

Agjensia Kombëtare e Mbrojtjes Civile i është drejtuar me një letër pesë prefektuarave në vend.
Në letër kërkohet nga pesë prefekturat të merren masa për të menaxhuar situatën e rreshjeve të shumta të shiut për të shmangur përmbytjet e mundshme.

Letra mësohet se u është dërguar prefekturave të Shkodrës, Lezhës, Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës.

IGJEUM, thekson se në veri perendim dhe jug të vendit priten stuhi dhe reshje të shumta shiu, të cilat mund të sjellin përmbytje.

Zonat me rrezik konsiderohen Shkodra, Dibra, Malësia e Madhe, Kruja.

Apeli shkon për marrjen e masave në mënyrë që të parandalohen situata të rënda.

“Pushteti vendor të përcaktojë vendet e pa rrezikuara për zhvendosjen e popullsisë në rast rreziku”-shkruan IGJEUM në letër.