Aftësitë psiqike të çdo shenje zodiakut!

462

Ashtu si muaji jonë I lindjes, disa herë lidhet me pjesë të personalitetit tonë, në të njëjtën kohë mund të shpjegojë dhe për aftësi tonat.

Lexoni dhe gjeni sa jeni në një mendje me universin dhe cilat janë aftësitë e veçanta të shenjës tuaj zodiakale.

Dashi

Aftësia juaj psikike mund të përshkruhet më së miri se ju bën të shfaqeni në vendin e duhur në kohën e duhur. Ju keni një sy të mprehtë kur vjen puna për të shpenzuar kohë cilësore dhe pa vetëdije, të bëni të gjitha lëvizjet e përsosura për të pasur një takim të këndshëm me miqtë tuaj ose të dashurit tuaj.

Demi

Ju keni një kuptim shumë të thellë të kufijve personal jo vetëm kur bëhet fjalë për të tjerët, por edhe nëse dikush po pushton kufijtë tuaj personalë të sjelljes së pranueshme. Respektoni kufijtë e të tjerëve dhe pretendoni se të tjerët kanë të njëjtin respekt ndaj jush. Nëse nuk përputhen sipas idealeve tuaja, nuk keni frikë ta tregoni atë.

Binjakët

Ju jeni aq në harmoni me pesë shqisat që pothuajse arrin gjithmonë në një vendim të saktë. Ju jeni të shkëlqyeshëm kur vjen puna për komunikimin dhe shpesh ju mund të jepni një përgjigje të kënaqshme për një pyetje pa pasur njohuri të madhe për të. Mjafton të dëgjoni se si ndihet dikush për një temë të caktuar për të dhënë një përshtypje precize për të.

Gaforrja

Ekziston një besim i thellë që ju vendosni sipas instinkteve tuaja. Nëse e sheh një dhunues që po shtiret duke fshehur një pozicion më agresiv, mund të përfundosh si viktima e tij e ardhshme. Ju do të dukeni heroikë, por në realitet ju thjesht lexoni personin tjetër dhe instinktet ju kanë thënë që të veproni në një mënyrë të caktuar për ti mbijetuar situatës.

Luani

Ju keni një saktësi të pashpjegueshme se kur do të bëni një lëvizje. E keni këtë aftësi të lindur për të shkuar në një festë në kohën e duhur. Për shembull, nëse orari i mbërritjes ishte 6.00 dhe arrin në 9.30, në atë kohë festa bëhet shumë më e këndshme. Pra, koha është gjithçka për ju dhe ju jeni shumë e aftë për ta pasur atë.

Virgjëresha

Ju keni mundësinë të parashikoni ngjarje të ardhshme në mjedisin tuaj dhe kjo është mënyra më e mirë për t’u përshtatur që të përfitoni plotësisht në rast të mundësive ose të shmangni situatat në rast rreziku. Tashmë e dini se si do të shkojnë gjërat në fund dhe kjo do t’ju japë një drejtim të mirë për t’u përgatitur në përputhje me rrethanat.

Peshorja

Me qetësinë tuaj ju keni aftësinë psikike për të lexuar njerëzit e tjerë përmes veprimeve të tyre dhe për të kuptuar motivet e tyre. Ju do ta njihni personin tjetër më mirë sesa vetë ai, sepse kjo është një aftësi e natyrshme për ju.

Akrepi

Ju jeni një prej shenjave më emocionuese të diellit dhe aftësia juaj psikike është fakti që ju e dini kur dikush është duke flirtuar me ju kot për qejf, apo nëse ju do vërtet. Ju mund tua hiqni lehtësisht shtresën sipërfaqësore dhe të përcaktoni nëse njerëzit janë me të vërtetë të interesuar për ju apo jo.

Shigjetari

Ka një besim të pagabueshëm në çdo vendim tuaj me një prekje optimizmi. Ju keni këtë mundësi për të marrë rreziqe që shpesh janë shumë të dobishme. Sukseset tuaja janë të njëpasnjëshme.

Bricjapi

Ju e dini se si të vendosni ritmin e jetës suaj: kur duhet të punoni shumë në mënyrë që të promovheni, kur të shesësh apo të tranferohesh me shtëpi, apo kur të lësh punën për të pushuar. Kjo aftësi për të ndërmarrë veprimet e duhura në kohën e duhur është ajo që ju lejon të keni sukses në çdo aspekt të jetës.

Ujori

Leximi i mendjes së personit tjetër dhe njohja e dëshirave të tij është fuqia juaj. Ju do ta vendosni pikëpamjen tuaj në një mënyrë të tillë që personi tjetër do të pajtohet plotësisht me ju, por në realitet ju i keni kuptuar gjithmonë synimet e tij.

Peshqit

Ndoshta më i fuqishëm nga të gjitha shenjat zodiakale, Peshqit e ka këtë aftësi që të mos shpërqendrohet nga detajet e vogla dhe të shohë konceptin e përgjithshëm. Do të përpiqet të kuptojë situatën duke marrë parasysh të gjitha aspektet dhe shpesh do të ofrojë sugjerime shumë të sakta.