Ballina BOTA Afrikë, kamera kap leopardin e zi pas 100 vitesh

Afrikë, kamera kap leopardin e zi pas 100 vitesh

Një lloj i rrallë i leopardit të zi është kapur pas 100 vitesh nga një “kamer e fshehtë”.

Fotot janë realizuar nga fotografi Will Burrad-Lucas, 35 vjeç, nga Beaconsfield. Nick Pilfold nga kopshti zoologjik në San Diego dhe ekipi i tij në fillim të vitit të kaluar në rezervuarin e rajonit Laikipia në Kenia, vendosën kamera të cilat filmuan leopardin e zi.

Pilfold sqaroi se në botë ekzistojnë 11 për qind të leopardëve me lëkurë të zezë dhe se shumica jetojnë në juglindje të Azisë. Ai tha se leopardi i zi në Afrikë është i rrallë dhe se për herë të fundit është parë në vitin e largët 1909 në Etiopi.

foto galeri