Ballina BOTA Afrikë e Jugut, zbulohet qyteti i humbur 200-vjeçar

Afrikë e Jugut, zbulohet qyteti i humbur 200-vjeçar

Arkeologët kanë zbuluar një qytet të humbur 200 vjeçar në periferi të Johanesburgut, Afrikën e Jugut, që dikur ishte shtëpia e më shumë se 10 000 njerëzve.

Vendndodhja e lashtë, që ndodhet nën bimësi të dendur në Parkun Kombëtar të Suikerbosrandit, u projektua fillimisht duke përdorur teknologjinë lazer të avancuar. Arkeologët përdorën miliarda lazera që depërtonin përmes bimëve dhe krijuan një version dixhital të asaj që Kweneng ishte dikur.

Kweneng, i cili besohet se ka rënë pas një konflikti civil, arriti kulmin e zhvillimit në mes të shekullit të 15-të dhe 19-të, ku zgjerua rreth 20 kilometra. Për studiuesit zbulimi është një dritare emocionuese në të kaluarën e rajonit.