Ballina BOTA Afganistan, vritet një tjetër ushtar amerikan

Afganistan, vritet një tjetër ushtar amerikan

Një tjetër anëtar i shërbimit amerikan u vra në Afganistan tditën e djeshme, duke çuar kështu numrin e viktimave të luftës në SHBA këtë vit në tetë.

Lajmi u bë i ditur pas një deklarate të misionit të Mbështetjes së Përhershme të udhëhequr nga NATO.

Mësohet se identiteti i anëtarit të shërbimit dhe detajet rreth incidentit do të publikohen në një moment të dytë.

Pentagoni thotë se ka rreth 14 000 anëtarë të shërbimit të SHBA-së në Afganistan. Misioni i ushtrisë së SHBA është përqendruar kryesisht në udhëheqjen dhe ndihmën ndaj forcave afgane që luftojnë Talibanët, të cilët u rrëzuan nga pushteti në vitin 2001.

Më shumë se 2,400 forca amerikane kanë vdekur në luftën 17-vjeçare, që është njëkohësisht edhe konflikti më i gjatë i Amerikës.